Ku ishte Hashimi, Kadriu, Fatmiri, Samiu, kur u vra Adem Jashari???

March 6, 2022
min lexim

Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit në vitin 1998 në Prekaz bënë të mundur që krejt bota të kthente sytë aty ku një familje po rezistonte me një shtet okupator, një familje e tërë po flijohej për Liri.

Ishte diçka e paparë për botën që edhe fëmijët të luftonin, mos të dorëzoheshin edhe pse e dinin se armiku ishte ushtarakisht më i përgatitur, megjithatë shpresa dhe etja për Liri ishin më të forta se plumbat e armikut. Pas rënies së Adem Jasharit dhe 52 pjesëtarëve të tjerë të Jasharajve, shumë njerëz postonin fotot me Ademin duke u lavdëruar se ishin shokë të pandashëm, mbi emrin e tij edhe arritën të bënin karrierë politike dhe pasuri pa mund.

Thoshin se “as gjumi nuk na ndante me Ademin dhe Hamzën”, “çuditërisht” kur filloi lufta ata nuk qëlluan tek Ademi. Me këso mashtrime ordinere kanë arritur të gllabërojnë vendin, të bëhen ministra e zyrtarë të lartë, përmes mashtrimeve duke u thirrur në Familjen Jashari. Në datën 5 mars kur familja Jashari po rrethohej me tanket që po vinin nga Llausha, nëse shokët e tij do të ishin tamam shokë si duhet, do kishin mundësi të afroheshin tek familja Jashari, që sado pak t’i ndihmonin Ademit dhe të tjerëve.

Ndonëse Ademi dhe Hamza nuk llogarisnin në askënd tjetër, është dashur që ata që sot thirren në emër të tyre, të ishin gjendur pranë tyre në ato momente. Asnjëri nuk u përgjigj, kur ra Ademi me lot krokodili vajtonin, në anën tjetër ishin të “gëzuar” se kishin ca foto me te për të shitur si biletë hyrëse në “marketin e madh” të quajtur Kosovë, aty ku mund të merrnin dhe vidhnin të gjitha.

Arsyetimi i ish shokëve të tij është pamundësia për t’u afruar tek Familja Jashari, pasi ishte e rrethuar me tanke. Edhe sikur të ishte kështu, së paku ka munguar tentativë për të shkuar, asnjëri nuk tregon se është nisur dhe s`ka mundur të depërtoj. Për më tepër s`ka patur edhe nevojë të afrohet tek Ademi, kanë mundur armikun të sulmojnë nga pjesë të ndryshe, në mënyrë që të shpërqendrohet dhe jo e gjithë forca e armikut të drejtohet tek Jasharët.

Pra, nëse do të kishte patur vullnet, mundësia dhe forma të ndryshe kanë ekzistuar, në mungesë të guximit gjejnë justifikime të ndryshme, përkundër që mundësitë ose minimum përpjekjet nuk është dashur të mungojnë. Gjatë 22 viteve pas Betejës së Jasharjave janë mundur shumë ish shokët e tij, të bindin popullin se “unë isha shoku më i ngushtë i Ademit” si dhe mesele të ndryshme për të përfituar. Në këtë histori ku heronjtë vdesin dhe hipokritët përfitojnë, jemi të lodhur si popull, për më keq edhe të varfëruar e të stër-lodhur.

Derisa Adem Jashari luftonte me tërë familjen, dhe nuk kishte as armatim, Disa nga ata që veten e quajnë shokë, blinin toka. Adem Jashari s’ka pasur as armatim, armatimi më “luks” ka qenë një mitraloz, dhe nga një kallashnikov, asgjë më shumë. Sikur, Samiu dhe jaranat e tij, të kishin mendjen për luftë, dhe paratë e popullit t’i përdornin për armatim, sigurisht se edhe Ademi mbase do ishte gjallë, sot, do rezistonte me shumë. Nuk është njësoj sit ë luftosh me një kallashnikov me e fishekë të numëruar, sikur të keni armatim më të shumtë.

Ndonëse kanë kaluar 24 vjet pas, disa vazhdojnë të postojnë fotot me Ademin sikur gjoja janë të mërzitur, në anën tjetër vazhdojnë të shtojnë numrin e llogarive të parave në konto, para pa djersë dhe meritë. Sikur të mund të shihte Ademi se kë ka patur shokë, disa prej tyre, do i vinte turp dhe besa edhe do i pështynte. Ademin, ata që sot i thoshin shokë e mburren me te sa për të qëndruar në pushtet, pse nuk tregojnë ku ishin me 5, 6 dhe 7 mars.

Pse nuk bën së paku përpjekje minimale për t’i dal në ndihmë, pse u fshehën si strumca?. Këtë thirrën në emër të Ademit, dhe nuk besoj se edhe Ademi u ka besuar, frikacakët, dezertorët dhe përfituesit nuk mund të ishin shokë të Ademit dhe Hamzës, ata janë fundërrina të popullit, që në histori do të ngelin si përfitues. Gjithnjë ka dy lloje të njerëzve në luftë: heronj dhe përfitues. Përfituesit janë më të shumtë, ata që e lan vetëm e sot thirrën në  të tij e lan vetëm kur kishte më së shumti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FMN: Lufta në Ukrainë do të ketë “ndikim të rëndë” në ekonominë globale

Story i radhës

Shtatë arsye se përse nënën nuk mund ta zëvendësoj askush!

Të fundit nga

ShkoLartë