per ndotje te ajrit i bejme konkurence pakistanit kazakistanit dhe bangladeshit 677d74c148464

Për ndotje të ajrit i bëjmë konkurencë Pakistanit, Kazakistanit dhe Bangladeshit

January 7, 2025
min lexim

Shkup, 7 janar – Vendi vazhdon të jetë ndër shtetet e para në botë sa i përket ajrit të ndotur. Sipas IQ Air, Maqedonia e Veriut është në vendin e pestë, ndërsa pas vendit tonë pasojnë Dhaha në Bangladesh dhe Almati i Kazakistanit. Në vendin e parë dhe të dytë radhiten Delhi dhe Kalkuta e Indisë, më pas vjen Hanoi i Vietnamit dhe Lahore e Pakistanit.

Sipas kësaj radhitje, ajri i Shkupit dhe Tetovës vazhdon të jetë i kategorizuar si ajër i pa shëndetshëm për qytetarët, ndërsa aktivistët kërkojnë nga qeveria që të shtohen inspektimet kundër ndotësve më të mëdhenj të ajrit.

“Na duhet zgjidhje e qëndrueshme dhe ajo që duhet të ndërmerret është serioziteti i institucioneve sepse deri tani kemi dëgjuar vetëm premtime dhe plane në letra por në terren dëshmohet se nuk ka rezultat. Qeveria duhet të bën inspektimin 24 orë të te gjitha industrive të mëdha të cilat kanë leje A të integruar, ajo u dëshmua me rastin e Tetovës që pas mbylljes së ndotësit më të madh në rajon ne kemi 60 % ndotje më pak por që nuk është e mjaftueshme dhe ende duhet të punohet në këtë drejtim”, tha Elmedina Abdullahu – Aktiviste e “Më mirë për Tetovën”.

Ndërkohë sipas kryeministrit Mickoski mënyra e vetme për uljen e ndotjes është ndryshimi i sistemit të ngrohjes dhe ndërtimi i termocentraleve me gaz, por thotë se një proces i tillë zgjat me vite.

“Mënyra e vetme që të ulim grimcat e dëmshme është që në periudhe nga nëntori deri në mars të ndryshojmë sistemin e ngrohjes së shtëpive. Pra, më pak lëndë djegëse fosile, më shumë lëndë djegëse ekologjike, përfshirë edhe ngrohjen qendrore. Që kjo të ndodhë, është e nevojshme të ndërtohen impiante të gazit dhe ne po punojmë për ndërtimin e impianteve të gazit. Një nga investitorët është i interesuar për ndërtimin e termocentraleve të tilla me gaz, por do të duhen së paku 2 deri në 3 vjet derisa të fillojë të funksionojë, ndërsa për të ndërtuar tubacionet e ngrohjes ndoshta 5 deri në 6 vjet”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Sa i përket radhitjes së shteteve me ajër më të pastër në botë, në vendin e parë është Kuching i Malajzisë, Johanesburgu i Afrikës së jugut dhe Detroit i SHBA-së.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

microstrategy blen edhe 1070 bitcoin te tjere per 101 milione dollare 677d72d48dcb1
Story i mëparshëm

MicroStrategy blen edhe 1070 Bitcoin të tjerë për 101 milionë dollarë

prej ditesh i shtruar ne spitalin grek si paraqitet gjendja e kryepeshkopit janullatos pas perkeqesimit nje nate me pare 677d79a12e8ff
Story i radhës

Prej ditësh i shtruar në spitalin grek, si paraqitet gjendja e kryepeshkopit Janullatos pas përkeqësimit një natë më parë

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë