solana po kalon ne nje ndryshim qe pritet te sjelle miliarda perdorues 677d85d0a6f2b

Solana po kalon në një ndryshim që pritet të sjellë miliarda përdorues

January 7, 2025
1 minut lexim

Zhvilluesit e Solana kanë hedhur një propozim që mund të transformojë mënyrën sesi blockchain i saj menaxhon miliarda llogari përdoruesish duke adresuar një prej pengesave më të mëdha drejt adoptimit masiv.

Propozimi sjell një sistem të ri hashing që ndryshon në mënyrë themelore sesi blockchain gjurmon dhe verifikon gjendjet e llogarive të përdoruesve.

Pas aprovimit, propozimi mund të vendosë një standard të ri për zgjerimin e blockchain, duke influencuar potencialisht mënyrën sesi rrjete të tjera i qasen problematikës.

“Objektivi kryesor i ndryshimit është që Solana të akomodojë miliarda llogari,” shkruante propozimi, duke hedhur idenë për një sfidë e cila ka qenë deficit për blockchainet e performancës së lartë.

Aktualisht Solana dhe blockchainet e tjera duhet të ri-llogarisin gjendjen e të gjitha llogarive në mënyrë periodike. Por ky proces gradualisht bëhet shumë kërkuar ndërsa rrjeti rritet.

Me sistemin e ri ruhet i njëjti nivel sigurie prej 129-bit por reduktohet nevoja për fuqi kompjuterike. implementimet e para kanë shfaqur rezultate premtuese. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kqz neser miraton fletevotimin te enjten nise votimi jashte kosoves 677d8300b9427
Story i mëparshëm

KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës

neymar e ardhme ne mls 677d86c05e037
Story i radhës

Neymar, e ardhme në MLS

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë