prej ditesh i shtruar ne spitalin grek si paraqitet gjendja e kryepeshkopit janullatos pas perkeqesimit nje nate me pare 677d79a12e8ff

Prej ditësh i shtruar në spitalin grek, si paraqitet gjendja e kryepeshkopit Janullatos pas përkeqësimit një natë më parë

January 7, 2025
1 minut lexim

Sipas televizionit publik ERT gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, paraqitet e rënduar.

Ai ndodhet tashmë në një dhomë të veçantë, i pa intubuar, por trajtohet në kushte të terapisë intensive. Sipas informacioneve të fundit , gjendja e tij nga mjekët vlerësohet si kritike, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku.

Deri në orën 18.30 të ditës së sotme, spitali nuk ka nxjerrë një deklaratë të re shëndetësore, por ERT raporton se asgjë nuk ka ndryshuar në shëndetin e tij prej dje në mbrëmje kur gjendja e Fortlumturisë së tij u përkeqësua.

Sipas burimeve spitalore trupi i tij është i sforcuar për shkak të moshës së madhe, por mjekët ripërsërisin se ai nuk është i intubuar dhe ka kontakt me mjedisin.

Dje pas mesditës, Kryepeshkopin e kanë vizituar edhe Ministri i Arsimit dhe i Fesë Kyriakos Pierrakakis, lideri i ri i SYRIZA-s Sokratis Famelos, si dhe shumë klerikë.

Tepër i lartë është edhe interesimi i komunitetit shqiptar në Greqi, pjesëtarët e të cilit ,ortodoksë ose jo, luten për një shërim të shpejtë të tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

per ndotje te ajrit i bejme konkurence pakistanit kazakistanit dhe bangladeshit 677d74c148464
Story i mëparshëm

Për ndotje të ajrit i bëjmë konkurencë Pakistanit, Kazakistanit dhe Bangladeshit

kqz neser miraton fletevotimin te enjten nise votimi jashte kosoves 677d8300b9427
Story i radhës

KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë