​PE mbështet ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë e naftë nga viti 2035

June 8, 2022
1 minut lexim

Eurodeputetët votuan sot për një ndalim efektiv të shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë në BE nga viti 2035, e cila është pjesë e një pakete të gjerë masash për të luftuar ndryshimet klimatike.

Ata mbështetën propozimin e Komisionit Evropian për të futur një reduktim 100 për qind të emetimeve të dyoksidit të karbonit nga makinat e reja deri në vitin 2035.

Kjo gjë që do t’i jepte fund shitjes së automjeteve me lëndë djegëse fosile.

Ligji nuk është ende përfundimtar, por votimi i sotëm konfirmon qëndrimin e parlamentit përpara negociatave të ardhshme me vendet e BE-së për ligjin përfundimtar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protesta në Manastir, kërkohet lirimi i Lambe Alabakovskit

Story i radhës

Zelensky ndan Urdhrin e Meritës për dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë

Të fundit nga

ShkoLartë