bexheti mbi 43 miliarde denare jane paguar per fermeret ne 6 muajt e fundit 676d6a6c25b7c

Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit

December 26, 2024
1 minut lexim

Shkup, 26 dhjetor – Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, ka bërë të ditur se gjatë 6 muajve të fundit janë paguar mbi 4,3 miliardë denarë në mbështetje për fermerët.

Gjatë vetëm dy ditëve të fundit, është realizuar një mbështetje financiare në vlerë prej rreth 1,7 miliardë denarë, e cila është shpërndarë për mbi 78,000 fermerë për vitin aktual 2024.

Po ashtu, Bexheti ka theksuar se të gjitha detyrimet e mbetura nga vitet e kaluara janë shlyer plotësisht. Këto pagesa kapin një shumë prej rreth 2,5 miliardë denarë, duke treguar përkushtimin e qeverisë për të përmbushur angazhimet ndaj sektorit bujqësor.

“Gjithmonë jemi pranë fermerëve dhe këtë e tregojmë me veprime të qarta dhe mbështetje të vazhdueshme,” ka deklaruar zëvendësministri Bexheti.

Kjo mbështetje financiare është dëshmi e angazhimit për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë fermerët në vend.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjuha shqipe ligji per perfaqesim te drejte bexheti sfidon mickoskin dhe mincevin 676d69f292cce
Story i mëparshëm

Gjuha shqipe – ligji për përfaqësim të drejtë/ Bexheti sfidon Mickoskin dhe Minçevin

veliaj perfundon deshmine ne spak pas rreth 5 oresh do jap me shume informacione ne mbledhjen e keshillit bashkiak 676d6f57115a7
Story i radhës

Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë