veliaj perfundon deshmine ne spak pas rreth 5 oresh do jap me shume informacione ne mbledhjen e keshillit bashkiak 676d6f57115a7

Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

December 26, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh. Veliaj iu drejtua ambienteve të Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Ai nuk komentoi për gazetarët, teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen për të cilën u pyet, por shkurtimisht tha se do të japë më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Prokurorët e Posaçëm po kryejnë hetime ndaj Veliajt për korrupsion pasiv, bën të ditur gazetarja Klodiana Lala. Hetime ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij po zhvillohen edhe sa i takon pasurisë.

Më herët në SPAK ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Disa ditë më parë, agjentët e BKH sekuestruan telefonin e Xoxës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bexheti mbi 43 miliarde denare jane paguar per fermeret ne 6 muajt e fundit 676d6a6c25b7c
Story i mëparshëm

Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit

oj nenezo cfare kam bere rrefimi rreqethes i nje 24 vjecari cam te pushkatuar nga regjimi komunist 676d78b78be3b
Story i radhës

“Oj nënëzo, çfarë kam bërë!” – Rrëfimi rrëqethës i një 24-vjeçari çam të pushkatuar nga regjimi komunist

Të fundit nga

ShkoLartë