gjuha shqipe ligji per perfaqesim te drejte bexheti sfidon mickoskin dhe mincevin 676d69f292cce

Gjuha shqipe – ligji për përfaqësim të drejtë/ Bexheti sfidon Mickoskin dhe Minçevin

December 26, 2024
min lexim

Koordinatori i Frontit Europian, Blerim Bexheti, përmes pyetjeve nga foltorja ka kërkuar përgjigje nga kryeministrin Mickoski se nga ai e dinte paraprakisht se për cilat nene do të flaës Gjykata Kushtetuese dhe e pyeti nëse VMRO-ja pritet ta tërheqë ankesën e sajë në Kushtetuese kundër gjuhës shqipe.

Veç kryeministrit, Bexheti pyeti ministrin e Administratës se kurë pritet që Qeveria ta dorëzojë propozim ligjin e shumë premtuar nga VLEN, për përfaqësim të drejtë në procedurë parlamentare.

“Si kryetar i VMRO-së dhe kryeministër a do ta tërheqni iniciativën deri tek Gjykata Kushtetuese për çështjen, gjegjësisht kontestimin e gjuhëve, në mënyrë të çuditshme, mundohesh t’i ikish përgjigjes. Unë e di se është temë e nxehtë.   – Nëse jeni një qeveri dhe keni qëndrime të përbashkëta. Zv.kryeministri Mexhiti, ministri Taravari edhe koordinatori por flas për pjesën e Qeverisë se kanë deklaruar se jo më së voni se fundi i këtij viti, jemi në vigjilje të festave të fundvitit dmth, kjo është periudha që kolegët tuaj kanë deklaruar se do të miratohet një ligj I tillë dhe më i mirë ku do të rregullon të gjitha këto çështje” – tha Blerim Bexheti, Fronti Europian.

Çështjen e shqipes, Mickoski e lidhi me rezikshmërinë që mund t’i kanoset vendit. Sipas tij, nuk ka rezik për destabilizim, megjithatë thotë se një skenari të tillë, po i fryen BDI-ja dhe Fronti Europian.

“E kuptoj, e di që të njëjtën do ta bëni edhe në të ardhmen, do të polarizoni do të vendosni në qendër të vëmendjes tema mono-etnike, do të tentoni të krijoni konflikt ndër-etnik duke u kapur me më të mëdhejtë dhe ajo është koalicioni Maqedonia Yte, unë ju kuptoj se ashtu dëshironi të funksiononi, besoni se nuk do të keni sukses” – tha Mickoski.

E ministri Minçev nga ana tjetër, duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë tha se po punohet në ligj nga ekspertët dhe i njëjti sipas Minçevit do të dërgohet fillimisht edhe në Komisionin e Venecias.

“Do të jetë zgjidhje e mirë dhe e cila do të përmbushë kategorinë kushtetuese dhe ajo është përfaqësim i drejtë i komuniteteve. Por do të jetë zgjidhje e tillë që do të jetë afatgjate dhe jo e tillë siç edhe e kishit përgatitur ju” – tha Minçev.

Ndryshe, muaj më parë me vendim të gjykatës kushtetuese është ngrirë mekanizmi i “balancesit” dhe është premtuar zgjidhje e re ligjore. Kurse po Gjykata Kushtetuese është në përgatitje e sipër të seancës përgatitore në të cilën do të diskutohet kushtetutshmëria e ligjit të gjuhës shqipe. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e dini se ceshte me e shendetshme ti jepni femijeve per kafjall pergjigjja do tju befasoje 676d65ba3c3b1
Story i mëparshëm

E dini se ç’është më e shëndetshme t’i jepni fëmijëve për kafjall? Përgjigjja do t’ju befasojë!

bexheti mbi 43 miliarde denare jane paguar per fermeret ne 6 muajt e fundit 676d6a6c25b7c
Story i radhës

Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë