Zelensky ndan Urdhrin e Meritës për dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë

Me rastin e “Ditës së Gazetarëve”, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 6 qershor u ndau dy korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë në Ukrainë, Maryan Kushnir dhe Serhiy Horbatenko Urdhrin e Meritës së Klasit të Tretë.

Urdhri i Meritës është një çmim për shërbim të shquar. Përvec Kushnir dhe Horbatenko edhe gazetarë të tjerë u vlerësuan për “kontributin e tyre personal në zhvillimin e gazetarisë vendase dhe sferën e informacionit, guximin dhe përkushtimin e treguar gjatë pasqyrimit të ngjarjeve të shkallës së gjerë të pushtimit të territorit të Ukrainës nga Rusia, punën shumëvjeçare të ndërgjegjshme dhe aftësi të larta profesionale”.

Kushnir, një korrespondent i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë që nga viti 2015, ka qenë i përfshirë me trupat ukrainase derisa mbulonte luftën dhe pësoi një tronditje gjatë një sulmi me raketa ruse mbi forcat ukrainase pranë Kievit më 11 mars.

Horbatenko, një profesionist i pavarur, gjithashtu ka mbuluar pushtimin që nga shkurti dhe ka prodhuar video që detajojnë konfliktin dhe ndikimin e tij te populli i në popullatën që jetojnë në lindje të Ukrainës, duke përfshirë sulmin me raketa të 8 prillit në një stacion hekurudhor të mbushur me njerëz në Kramatorsk ku u vranë të paktën 52 njerëz.

“Ne e mirëpresim këtë vlerësim të merituar të raportimit të guximshëm dhe të jashtëzakonshëm të Maryan dhe Serhiy”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly.

“Pa gazetarë të guximshëm dhe profesionistë si Maryan dhe Serhiy, mizoria e plotë e pushtimit rus dhe ndikimi i tij mbi ukrainasit e pafajshëm nuk do të dihej”, tha Fly.

Zelensky gjithashtu falënderoi dhe shprehi mirënjohje për 32 gazetarët ukrainas dhe të mediave të huaja të vrarë gjatë luftës, duke përfshirë gazetaren e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych.

Hyrych u vra në një sulm ajror rus në ndërtesën ku ajo jetonte në Kiev më 28 prill.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, i njohur në vend si Radio Svoboda, me një mesatare mujore prej mbi 8 milionë vizitash dhe 11 milionë shikime të faqeve të saj në internet si dhe gati 600 milionë shikime të videove në Facebook, YouTube dhe Instagram në vitin 2021, vendos një standard në tregun mediatik të Ukrainës për pavarësi, profesionalizëm dhe inovacion.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt, videot e Shërbimit të Ukrainës janë shikuar mbi 375 milionë herë.

Mbulimi gjithëpërfshirës i shërbimit përfshin raportimin e vlerësuar me çmime të faqeve të saj të internetit të Donbas Realities dhe Crimea Realities dhe ekipit të raportimit investigativ “Schemes”.

Radio Evropa e Lirë mbështetet në rrjetet e saj të reporterëve vendas për të ofruar lajme dhe informacione të sakta për më shumë se 37 milionë njerëz çdo javë në 27 gjuhë dhe 23 vende ku liria e medias është e kufizuar ose ku një shtyp profesional nuk është zhvilluar plotësisht.

Videot e REL-it u shikuan 7 miliardë herë në Facebook, YouTube dhe Instagram/IGTV në gjatë vitit 2021.

Radio Evropa e Lirë është një kompani mediatike e pavarur editorialisht dhe e financuar nga një grant nga Kongresi i SHBA-së përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​PE mbështet ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë e naftë nga viti 2035

Story i radhës

11 vendet me pushimet më të gjata vjetore

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish