Nga njohja te shtatzënia e përfolur, Kledi zbulon “sekretet” e çiftit Fifi-Adis!

min lexim

Kledi Hysa ishte i ftuar ditën e sotme në puntatën e rradhës të emisionit “Shqipëria Live”, kur u fol për banorët e “Big Brother VIP” dhe si u shkon jeta  atyre një muaj pas përfundimit të formatit që theu rekorde shikueshmërie.

Një nga temat që modeli diskutoi ishte edhe lidhja e Fifit me Adisin, ku ai është shprehur se si ndihet për faktin se ka qenë ai që i ka prezantuar dyshen me njëri-tjetrin.

“Është diçka shumë e bukur kur bën “shkuesi” në një lidhje të atillë ku të gjithë flasin për Adisin dhe Fifin. Unë ata thjesht i kam prezantuar me njëri-tjetrin, pastaj çdo gjë tjetër ndodhi vetë, nuk kam patur unë ndikim tek marrëdhënia e tyre. Ato ndihem shumë mirë, ata shkojnë shumë mirë. E shikoj që Adisi është shumë i lumtur dhe kur ai ndihet mirë unë e shikoj që me të vërtetë që është diçka e bukur. Nuk është ‘fake’ ajo që tregohet nëpër rrjete sociale.”- ka rrëfyer ai.

Ndërkohë, Hysa u pyet edhe lidhur me thashethemet dhe aludimet që qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme.

“Atë nuk e di, nuk e di seriozisht. Unë dhe lidhjen e tyre e kam parë nëpër portale, nuk e dija. Ma kishin mbajtur sekret ata të dy. Kur u përqafuan e vura re që ishte përqafim pak interesant.”– është përgjigjur Kledi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Wembley” do të jetë nikoqirë i “Finalissimas”

Story i radhës

“Novichok”/ Arma toksike që u përdor për vrasjen e ish agjentit të KGB-së, Biden thotë se Rusia mund ta përdor sërish në Ukrainë

Të fundit nga