“Wembley” do të jetë nikoqirë i “Finalissimas”

Stadiumi “Wembley” është konfirmuar si nikoqirë i “Finalissimas” së parë pas 29 vitesh, ku më 1 qershor kampioni i Euro 2020, Italia, do të përballet me kampionin e CONMEBOL, Argjentinën.

Fillimisht, tifozët për këtë përballje janë njoftuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa në dhjetor u konfirmua që është nënshkruar një marrëveshje mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it e cila do të zgjas deri më 30 qershor të vitit 2028, duke rënë dakord që ndeshja mes Italisë dhe Argjentinës të zhvillohet më 1 qershor të këtij viti, përcjell KosovaPress.

Ndeshja origjinale, e cila vendos përballë fituesin e fundit të Kampionatit Evropian dhe fituesin e fundit të Kupës së Amerikës, në të kaluarën ishte njohur si trofeu “Artemio Franchi dhe ishte zhvilluar nga viti 1985 deri në vitin 1993.

Në edicionin e parë të kësaj gare, respektivisht në vitin 1985, Franca e kishte mposhtur Uruguain me rezultat 2:0, kurse në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në vitin 1993, Argjentina e mposhti Danimarkën në penallti.

Siç ishte parashikuar, “Wembley” tani është konfirmuar si vendi ku do të mbahet kjo finale, stadium ky i cili ka një kapacitet prej 86,000 ulëseve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja kur do të fillojë pagesa e pensioneve me 1000 denarë shtesë

Story i radhës

Nga njohja te shtatzënia e përfolur, Kledi zbulon “sekretet” e çiftit Fifi-Adis!

Të fundit nga