fushe kosova me rrethine mbesin pa rryme 676d648ed8ff4

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

December 26, 2024
1 minut lexim

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00.

Sipas KOSTT, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MË)/. Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

Kjo kompani publike kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryqezimi ne novi sad u bllokua per dy ore studentet shihemi te henen 676d63dbd8ab1
Story i mëparshëm

​Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: “Shihemi të hënën”

e dini se ceshte me e shendetshme ti jepni femijeve per kafjall pergjigjja do tju befasoje 676d65ba3c3b1
Story i radhës

E dini se ç’është më e shëndetshme t’i jepni fëmijëve për kafjall? Përgjigjja do t’ju befasojë!

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë