Konventa e Shoqatës Kombëtare të Armëve në Teksas

May 28, 2022
min lexim

Shoqata Kombëtare e Armëve hapi konventën vjetore të premten në Teksas, vetëm pak ditë pas sulmit me armë në një shkollë fillore ku 19 fëmijë dhe dy mësuese u vranë nga një adoleshent. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns raporton nga Hjustoni. 

Shoqata Kombëtare e Armëve hapi të premten konventën vjetore në Teksas vetëm pak ditë pasi një adoleshent i armatosur hyri në shkollën fillore “Robb” në Uvalde dhe vrau 19 fëmijë e dy mësuese. 

Organizatorët thanë se më shumë se 50 mijë anëtarë të kësaj shoqate u regjistruan për të marrë pjesë në këtë tubim. 

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Armëve tregoi se pse ata vendosën të mos e shtynin këtë ngjarje, ndërsa tha se çdo anëtar i kësaj shoqate është në zi për atë që ndodhi në shkollën fillore. 

“Ne të gjithë pjesë e këtij komuniteti dhe e gjithë Amerika është duke u lutur. Anëtarët tanë janë vetë prindër. Këto tragjedi shkaktojnë dhimbje të paimagjinueshme. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë”, theksoi Wayne LaPierre, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Armëve. 

Pas sulmit në shkollë, presidenti Joe Biden bëri thirrje për miratimin e ligjeve më të ashpra për armët për t’u siguruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. 

“Prodhuesit e armëve kanë shpenzuar dy dekada duke bërë në mënyrë agresive marketing për armët sulmuese, që u sjellin atyre fitimin më të madh. Ne duhet të kemi guximin t’i rezistojmë kësaj industrie”, ka thënë ai. 

Por ish-presidenti Donald Trump, i cili ishte një prej folësve në konventën e Shoqatës Kombëtare të Armëve kundërshtoi deklaratat e zoti Biden. 

“Kjo retorikë është shumë përçarëse dhe e rrezikshme dhe më e rëndësishmja është e gabuar. Ajo nuk ka vend në politikën tonë. Si gjithmonë në vazhdën e këtyre tragjedive, politikat për kontrollin e armëve të shtyra nga e majta nuk do të kishin bërë asgjë për të parandaluar tmerrin që ndodhi”, theksoi zoti Trump. 

Në debatin për kontrollin e armëve në SHBA, në diskutim është edhe ndalimi i armëve automatike, si arma e përdorur për sulmin në shkollën fillore në Uvalde. 

Por senatori i Teksasit, Ted Cruz thotë se demokratët në Kongres po përpiqen të shfrytëzojnë sulmet në shkolla për përfitime politike. 

“Është shumë më e lehtë të shpifësh për kundërshtarët politikë dhe të kërkosh që qytetarët e përgjegjshëm të humbasin të drejtat e tyre kushtetuese se sa të analizosh këto probleme që lindin nga këto akte të papërshkrueshme. Por ti duhet të pyesësh pse dëshpërimi, izolimi dhe urrejtja e dhunshme janë kaq të përhapura në Amerikë”, theksoi ai. 

Protesta u zhvilluan jashtë sallës ku u mbajt konventa duke kërkuar që Shoqata Kombëtare e Armëve të mos mbante këtë aktivitet. 

“Jam i zemëruar që ne lejojmë që në qytetin tonë mirëpresim këta njerëz që po ofrojnë fonde për prodhuesit e armëve dhe financime për politikanët, apo zyrtarët e zgjedhur që janë më të interesuar për prodhuesit e armëve se sa për ne”, thotë Bill Crosier, President i Qendrës së Paqes dhe Drejtësisë në Hjuston .

Gjatë aktivitetit të zhvilluar nga Shoqata Kombëtare e Armëve reklamohen armë të ndryshme si dhe mblidhen fonde për kandidatët që janë pro armëbajtjes, për zgjedhjet e Kongresit të muajit nëntor./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

6 rregullat e aplikimit të kremit të diellit

Story i radhës

Grubi: Bujar Nishani do të mbetet i paharrueshëm për kontributin e dhënë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë