Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka reaguar për tentim-sulmin ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.
Xhaferi shkruan se veprime të këtilla na kthejnë në politikën e vjetëruar tashmë dhe se të njejtat duhet dënuar.
Statusi i plotë:
Me shqetësim mora lajmin mbi incidentin e sotëm me djegien e makinës që shfrytëzohej privatisht nga zv.kryeministri i parë, z.Artan Grubi.
Në demokraci dhe politikën civilizuese nuk ka vend për dhunë politike e kërcënime. Aktet e tilla janë ta papranueshme, të dënueshme dhe të patolerueshme. Si të tilla na kthejnë pas në politikën e para disa dekadave. Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë instrument për arritjen e qëllimeve politike.
Ftojmë organet kompetente që me urgjencë të zbardhin rastin dhe autorët e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar.