greqia shpall emergjencen ngrihet ekipi i menaxhimit te krizave 64bc3f1e3ad33

Greqia shpall emergjencën/ Ngrihet ekipi i menaxhimit të krizave!

July 22, 2023
1 minut lexim

Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtapi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive  në ishullin e Rodosit. Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret.

Që prej orëve të mbasdites në zonë po dërgohen qindra zjarrëfikës, policë dhe ekipe shpëtimi. Vetë ministri i mbrojtjes së qytetarit, Notis Mitaraqis, fluturoi në zonën e prekur së bashku me ekipet e shpëtimit, ndërsa situata me kalimin e orëve po bëhet dramatike.

Autoritet greke kanë hapur kampe fushimi për të pritur turistët dhe banorët në nevojë, kurse gjithë forcat e zjarrëfikëve po punojnë për të izoluar 3 vatrat gjigande të zjarrit që po djegin qindra hektarë pyje. Disa hotele u dëmtuan ndërsa ka raportime për dhjetëra banesa të djegura.

Në një rast u desh ndërhyrja e marinës detare dhe banorëve për të evakuar qindra turistë dhe banorë të një hoteli që u rrethua nga flakët e zjarrit. Ishulli i Rodosit në Egjeun Lindor është përfshirë nga zjarre të frikshme. Autoritet kanë shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme ndërsa kompanitë turistike tashmë kanë filluar largimin e turistëve për tju shpëtuar atyre jetën.

Demët llogariten në disa qindra milionë euro kurse autoritet thonë se turizmi i ishullit të Rodosit ka marrë një goditje të rëndë në kulmin e sezonit turistik.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ankesa e gruas seksi me partnerin ne shuarje kjo eshte gjeja e cuditshme qe po na ndalon 64bc3d7958097
Story i mëparshëm

“Ankesa e gruas”/ Seksi me partnerin “në shuarje” – kjo është gjëja e çuditshme që po na ndalon!

djegia e vetures se grubit xhaferi keto veprime te patolerueshme na kthejne ne politiken e para disa dekadave 64bc401b4571a
Story i radhës

Djegia e veturës së Grubit, Xhaferi: Këto veprime të patolerueshme na kthejnë në politikën e para disa dekadave!

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë