A erdhi Pëllumb Xhufi në Prishtinë si zëdhënës e PDK-së, apo si përçarës i skenës politike në Kosovë..!?

Mjerisht, në fjalën e tij në Akademinë e mbajtur sot në Prishtinë, kushtuar Epopesë së Luftës Çlirimtare dhe familjes Jasharaj, profesori i historisë, Pëllumb Xhufi nga Tirana, i cili në Kosovë nuk ka ndonjë simpati të madhe për shkak të qëndrimeve të tij kontraverse rreth historisë së Kosovës nën pushtimin komunist jugosllav(1945 – 1991,) por edhe ndaj rolit të LDK-së dhe presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, për shkak të politikës së tij paqësore, ku pa fije morali futi spica përçarëse, duke e vendosur atë në kontekstin negativ të historisë, me qëllim të shtrembërimit të fakteve për kontributin e tij/saj në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës..!?

E themi pa fije morali, sepse në një akademi në të cilën përkujtohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës para familjarëve të tyre, siç janë familja Jasharaj dhe mijëra familje tjera që dhanë jetën për Kosovën, një profesor universiteti i denjë në asnjë mënyrë nuk do ta përziente politikën me dhimbjet e familjeve për më të dashurit e tyre, ngase nuk ka qenë kurrë në traditën e shqiptarëve që në raste të tilla t’i lëndojnë zëmrat e atyre që sot nuk i kanë më afër më të dashurit e tyre..!?

Por, vet fakti se profesori në fjalë, P. Xhufi, tentoi hapur që ta nënçmonte rolin dhe përpjekjet e LDK-së dhe të presidentit Ibrahim Rugova në luftën tonë çlirimtare, duke ia veshur atë që ai kurrë nuk e kishte thënë, se “UÇK-ja ka qenë e UDB-së serbe, se politika paqësore ishte konsumuar..”, etj., flet se ky profesor e luajti rolin e zëdhënësit të PDK-së, e cila në vitet e para dhe gjatë luftës sonë çlirimtare, e akuzonte LDK-në dhe kryetarin e saj, Dr. Ibrahim Rugovën, si tradhtar të luftës për shkak të politikës së saj/tij paqësore, si sabotuese të luftës, etj., gjë që kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë..!?

Prandaj, edhe pse profesori nga Tirana, nuk përmendi emra konkret, kjo nënkuptohej shumë qartë se për kënd e kishte fjalën, duke e rikthyer në vëmendjen e opinionit kosovar kohën më të keqe nëpër të cilën kanë kaluar përpjekjet titanike të 2 milion shqiptarëve të Kosovës në raportet e tyre të brendshme, jo për shkak të politikës paqësore të presidentit Ibrahim Rugova, por për faktin sepse disa “komandantëve” të Bllacës nuk iu pritej që të hynin në luftë, jo për çlirimin real të Kosovës, por për qëllime të përfitimeve personale, siç e kanë treguar këtë të vërtetë shumë të hidhur pasurimi i tyre marramendës i pas luftës, krejtësisht në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe pasurive të tij kombëtare, të vjedhura dhe të plaçkitura pa asnjë dhimbje !?

Është mirë që në të ardhmen kur të mbahen akademi përkujtimore për mijëra dëshmorë të Kosovës, të mos ftohen më profesor përçarës nga Tirana, veçse intelektualë dhe politikanë të shquar të Shqipërisë, të cilët në opinionin kosovarë do sjellin shpirtin vëllazëror, respekti dhe vlerësimin real të historisë së luftës çlirimtare, të cilën e ka bërë i gjithë populli shqiptar i Kosovës me vise, pa dallim, dhe pa marrë parasysh përkatësinë partiake, fetare dhe krahinore, sepse kishin vetëm një atdhe, vetëm një Kosovë unike, për të cilën duhej luftuar dhe dhënë edhe jetën..!!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Avionët e super të pasurve rusë bllokohen në Bazel

Story i radhës

Ferrari dhe Lamborghini nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus

Të fundit nga