Muzika e lartë e lokaleve të natës, anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e sotme.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën.

Në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

Në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.

Story i mëparshëm

VIDEO/ “Më keni përkrahur, jeni lutur për mua si të jem djali, vëllai i juaj” – Robin Krasniqi falënderon shqiptarët për mbështetjen

Story i radhës

“E di që ke rënë në dashuri”/ Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Të fundit nga