VIDEO/ “Më keni përkrahur, jeni lutur për mua si të jem djali, vëllai i juaj” – Robin Krasniqi falënderon shqiptarët për mbështetjen

Robin Haxhi Krasniqi është shpallur fitues i meçit të 4 majit, ku u ndesh me Jorge Silvan, transmeton TV21.

Shpalljen si fitues, Robini e priti me birin në krah, ndërkaq në skenë më pas është ngjitur edhe bashkëshortja.

Krasniqi falënderoi Marigona Krasniqin për mbështetjen, familjen dhe gjithë të tjerët që e mbështeten që të arrijë fitoren e 4 majit, por kërkoi minuta shtesë që të flasë edhe në gjuhën shqipe që t’iu drejtohet shqiptarëve.

“Shtylla e karrierës sime ka qenë mbështetja e juaj. Kudo që jeni kanë, më keni përkrah dhe jeni lut sikur të isha një djalë i juaji, një vlla i juaji kështu që gjithë jetën kombit tem i jam mirënjohës, jam falënderues. Nëse najherë ju kam zhgënjy, duhet me dit se me sa derte, me sa halle dhe me sa probleme mundet ndonjëherë një sportist mu ngjit në ring. Faleminderit për mirëkuptimin. Nuk dorëzona deri në pikën më të fundit”, tha Krasniqi, transmeton TV21.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

A mund t’i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Story i radhës

Muzika e lartë e lokaleve të natës, anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Të fundit nga