Ferrari dhe Lamborghini nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus

Disa marka luksoze po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi. Prodhuesit e automjeteve Ferrari dhe Lamborghini thanë se nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus deri në një njoftim tjetër, shkruan BBC transmeton “Bota sot”.

Në një deklaratë, Ferrari tha se planifikon të dhurojë 1 milion € (832,000 £) për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për qytetarët ukrainas.

Lamborghini tha se “shpreson për një fund të shpejtë të armiqësive dhe një kthim në diplomaci”. Ajo planifikon të bëjë një donacion për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Marka më e madhe zvicerane e orëve, Rolex, tha gjithashtu të martën se po ndalon eksportet në Rusi.

Ata janë ndër një mori shitësish të nivelit të lartë – duke përfshirë Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci – që janë tërhequr nga vendi ditët e fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A erdhi Pëllumb Xhufi në Prishtinë si zëdhënës e PDK-së, apo si përçarës i skenës politike në Kosovë..!?

Story i radhës

Kam vetëm një të dashur prej shumë vitesh: A po humbas mundësinë për ‘eksperienca’ të reja?!

Të fundit nga