Vladimir Putini është një shembull tipik se sa i rrezikshëm mund të jetë, për të gjithë botën, një tiran i keq, arrogant, psikopat, narcist, paranojak, përbindësh dhe i paskrupullt, kur ai sundon një vend të madh dhe një popull të shtypur, të terrorizuar, të poshtëruar, të manipuluar, të frikësuar dhe të traumatizuar deri në palcë.
Se kjo botë nuk qeveriset më nga Zoti, por nga Djalli, vërtetohet edhe nga shumë zjarre përbindëshe në të gjithë botën, të ndezura nga njerëz që erdhën në pushtet gjoja me vullnetin e shumicës së njerëzve.
Se sa e rrezikshme është për njerëzimin t’u japë fuqinë e Zotit përmes votave vullnetare politikanëve të paskrupullt, e dëshmojnë liderët e vendeve totalitare, që kur ngrihen në krye të pushtetit nuk dinë të zbresin derisa të pushkatohen nga populli si dikur Çaushesku .
Fatkeqësisht, njerëzit që janë të ndërtuar nga brumi i djallit gjinden më së miri në mjegull, sepse ngjiten në majat e pushtetit duke përdorur herë trurin, herë bërrylat dhe kujdesen që herët të fusin frikën në zemrat e shumicës së njerëzve.
Kjo frikë më vonë kthehet në respekt nga frika dhe përhap një psikozë të përgjithshme.
Më pas njerëzit devalvojnë në kukulla gome.
Akoma më keq, ata devalvojnë në fantazma.
Duhet të ndodh një mrekulli e Zotit, që historia botërore të mos shndërrohet në një film horror nga Stiven Spilberg.
Për fat të mirë gjendet gjithmonë një Zanë mrekullibërëse që e kthen historinë në binarin e duhur dhe ajo shfaqet kur shumica humbasin çdo shpresë.
Loja e Putinit me zjarrin është bërë aq e rrezikshme sa asgjë nuk mund të përjashtohet.
Sidoqoftë, prognoza ime është pozitive.
Së shpejti një Willi Brandt rus do të gjunjëzohet në sheshin kryesor të Kievit për t’i kërkuar falje popullit ukrainas.
Albin Kurti, si njeri i popullit, nuk duhet për asnjë çast të vetëm të frymëzohet nga diktatorë të tillë psikopatë, të paskrupull, sadistë, narcisist, shovinistë, racistë dhe klerofashistë, por si dikush që ka vuajtur më së shumti prej tyre, ai duhet të bëhet sinonim dhe mishërim i negacionit të tyre.
Ose më saktë, ai duhet të bëhet simbol i demokracisë, prosperitetit, tolerancës, antikrimit, antikorrupsionit, shpresës, iluminizmit, optimizmit, lirisë, të drejtave të njeriut, qytetarit dhe minoriteteve.