spak policia dhe agjentet spanjolle rrethojne kodren e diellit 2 dyshime se ne lagjen e vip ave ka te tjera vila te kthyera ne laboratore kokaine 67382ee1b5a52

SPAK, Policia dhe agjentët spanjollë rrethojnë “Kodrën e Diellit 2”, dyshime se në lagjen e VIP-ave ka të tjera vila të kthyera në laboratorë kokaine

November 16, 2024
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme, Njësia e Operacionales dhe agjentë spanjollë zbuluan mbrëmjen të premtes një laborator kokaine në lagjen e VIP-ave të “Kodrës së Diellit 2”, në Tiranë. Më herët ishte zbuluar një punishte droge në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës. BalkanWeb dhe News24 sollën pamjet ekskluzive të vilës ku ishte ngritur laboratori i kokainës në kryeqytet.

Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani raportohet të jetë 5 persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela. Arrestime janë kryer në fshatin Vishnje në Njësinë Administrative Baldushk, ndërsa paralelisht aksioni antidrogë ka vazhduar edhe në fshatin Ibë.

Ndërkohë në mesnatë operacioni u fokusua sërish te lagjja e VIP-ave në Tiranë, “Kodra e Diellit 2”. Gazetari Igli Çelmeta raportoi se ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në këtë zonë, të ngritura në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje. Disa shtëpi janë kontrolluar dhe po vijon bastisja edhe në banesa të tjera.

Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët. Operacioni mbrëmjen e kësaj të premte u zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vila te kodra e diellit ishte pershtatur ne punishte droge 5 persona te arrestuar mes tyre edhe nje shtetas nga venezuela 6737f69c3f681
Story i mëparshëm

Vila te “Kodra e Diellit” ishte përshtatur në punishte droge, 5 persona të arrestuar, mes tyre edhe një shtetas nga Venezuela

ky biznesmen i njohur eshte babai i xhenetes se bbvk 673831710764e
Story i radhës

Ky biznesmen i njohur është babai i Xhenetës së “BBVK”

Të fundit nga

ShkoLartë