Peja vazhdon pa humbje

KB Peja ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitoreve ndaj Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, skuadra e drejtuar nga Can Sevim mposhti sonte edhe Golden Eagle Yllin.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaq” përfundoi me rezultatin 73:57. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë.

Vlen të theksohet se për kampionët në fuqi ishte kjo humbja e tretë radhazi.

Bradly Waldow dhe Isiah Umipig me 15 pikë secili, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Kurse, te skuadra nga Suhareka u dallua Henrik Sirko me 16 pikë.

Peja në javën e ardhshme luan në udhëtim te Vëllaznimi, kurse Ylli i shkon Ponte Prizrenit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të gjitha detajet nga dasma më e përfolur, Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë

Story i radhës

Vladimir Putini, një tiran, arrogant, psikopat, narcist…

Të fundit nga