vila te kodra e diellit ishte pershtatur ne punishte droge 5 persona te arrestuar mes tyre edhe nje shtetas nga venezuela 6737f69c3f681

Vila te “Kodra e Diellit” ishte përshtatur në punishte droge, 5 persona të arrestuar, mes tyre edhe një shtetas nga Venezuela

November 16, 2024
1 minut lexim

Pesë persona raportohet se janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku një vilë ishte përshtatur në punishte droge.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, operacioni u shtri edhe në Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë.

Në fabrikën e kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe përzierës. Ndërsa të Kodra e Diellit është sekuestruar vetëm një sasi droge. Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

Njëri nga të arrestuarit është nga Venezuela.

Policia ndërmori mbrëmjen e kësaj të premte një operacion masiv në disa zona të vendit. Kontrolle u ushtruan në fshatin Qerekë të Fushë Krujës, te Kodra e Diellit 2 në Tiranë si dhe fshatrat Vishje e Ibë. Po ashtu, mësohet se kontrolle antidrogë janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

perzgjedhesi i rumanise pa fije turpi fajeson kosoven 6737ec10c10f1
Story i mëparshëm

Përzgjedhësi i Rumanisë pa fije turpi fajëson Kosovën

spak policia dhe agjentet spanjolle rrethojne kodren e diellit 2 dyshime se ne lagjen e vip ave ka te tjera vila te kthyera ne laboratore kokaine 67382ee1b5a52
Story i radhës

SPAK, Policia dhe agjentët spanjollë rrethojnë “Kodrën e Diellit 2”, dyshime se në lagjen e VIP-ave ka të tjera vila të kthyera në laboratorë kokaine

Të fundit nga

Sa po respektohen kushtet e lejeve të ndërtimit?

Rrëzimi i vinçit në një vendpunishte në Prishtinë disa ditë më parë, ngriti alarmin për sigurinë e ndërtimit në kryeqytet. Kësisoj, po kërkohet inspektim më i shtuar në këtë fushë. Probleme të
ShkoLartë