Vaksinim falas kundër gripit sezonal

October 19, 2022
1 minut lexim

Nga nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal. Imunizimi do të bëhet në qendrat e shëndetit publik në mbarë vendin, ndërsa në Shkup në Poliklinikat Idadija, Bit Pazari dhe Gjorçe vetëm në turnin e dytë, përcjell FLAKA.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri më tani për vaksinën kanë aplikuar 27 mijë qytetarë nga grupet e rrezikut, ndërsa në dispozicion janë edhe 13 mijë doza. Vetëm ditën e djeshme janë dërguar 12 mijë ftesa përmes “Terminit tim” për kohën dhe në cilën pikë duhet të thërrasin personat e interesuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, punonjësit e shëndetësisë dhe fëmijët deri në 5 vjeç për t’u vaksinuar.

“Grupet e rrezikut mund ta kenë më të vështirë nëse infektohen me grip sezonal, sepse infeksioni me Covid është ende i pranishëm në vendin tonë, kështu që mund të ndodhin komplikime”, tha dr. Lulzime Bajrami, epidemiologe në QPSH Shkup.

Përveç vaksinave falas nga Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të javës në Shkup do të fillojnë edhe vaksinimet komerciale me çmim prej 800 denarë. FLAKA

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Real Madrid pas Alphonso Davies

Story i radhës

Greqia në rrezik lufte me Turqinë?

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë