Udhëheqësja e arrestuar e Mianmarit e gatshme për negociata për zgjidhjen e krizës në vend

July 12, 2023
1 minut lexim

Udhëheqësja e rrëzuar dhe e burgosur e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se mbështet bisedimet pa parakushte për t’i dhënë fund krizës në vend, transmeton Anadolu.

“Suu Kyi mbështet bisedimet pa parakushte për zgjidhjen e krizës në Mianmar”, raporton agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

Në dhjetor 2022, Suu Kyi u dënua me 33 vjet burg pas grusht shtetit ushtarak që rrëzoi qeverinë e saj të Lidhjes Kombëtare për Demokraci në shkurt 2021.

Ministri i Jashtëm i Tajlandës, Don Pramudwinai, bëri të ditur se kohët e fundit kishte biseduar me Suu Kyi.

Ai ua bëri të ditur këtë homologëve të tij të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore të cilët u takuan në samitin e tyre vjetor në Indonezi.

“Aung San Suu Kyi është fizikisht dhe mendërisht e shëndetshme”, njoftoi Kyodo, duke cituar burime diplomatike.

Ky është takimi i parë i njohur i nivelit të lartë midis Suu Kyi dhe ndonjë zyrtari të huaj.

Thuhet se takimi zgjati një orë dhe u mbajt në burgun e kryeqytetit të Mianmarit, Naypyidaw.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Koreja e Veriut lanson raketë balistike me rreze të gjatë veprimi në Detin Lindor

Story i radhës

Mësuesit në Korçë kërkojnë rrogat! Kryetari i sindikatës: 100 mësimdhënës nuk janë paguar 12.00

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë