Trump sulmon ish-zëvendësin e tij, Pence: Ai nuk kishte guxim për t’i mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

June 18, 2022
1 minut lexim

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një ditë pas seancës së fundit të Kongresit më 6 janar të vitit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, kritikoi veprimet e ish-zëvendëspresidentit, Mike Pence atë ditë, duke thënë se atij i mungonte guximi.

Seancat dëgjimore kanë treguar mënyra në të cilat Trump u ka kërkuar mbështetësve që të kthehen kundër Pence lidhur me refuzimin e kërkesës për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit 2020, përpara se ata të sulmonin Kongresin amerikan, të përlesheshin me policinë dhe disa të bërtisnin “varni Mike Pence! ”

“Mike Pence pati një shans për të qenë i mrekullueshëm. Ai pati një shans, sinqerisht, të hynte në histori. Mike dhe unë e them këtë me trishtim sepse më pëlqen, por Mike nuk pati guximin të vepronte”, tha Trump në një tubim të konservatorëve në Nashville, shkruan nytimes.

Republikani Trump ka përsëritur akuzat e rreme se humbja kundër demokratit, Joe Biden ishte rezultat i një mashtrimi të madh, i cili u refuzua nga disa gjykata, zyrtarë zgjedhor dhe anëtarë të administratës së tij.

Pence mbrojti veprimet në një intervistë me Wall Street Journal, “më në fund, besoj se shumica e amerikanëve e kuptojnë se ne e bëmë detyrën tonë atë ditë, sipas kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi”.

Ish-ndihmësit e Pence i thanë komitetit të enjten se Trumpi po i bënte presion Pence për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në Kongres, pasi atij iu tha vazhdimisht se ishte e paligjshme.

Demokratët thanë në një takim të komitetit se Trump vazhdoi të ushtronte presion edhe pse ai e dinte se një turmë e dhunshme e mbështetësve po kërcënonte Kapitolin, ku Pence dhe kongresmenët do të konfirmonin rezultatet e zgjedhjeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse femrave të reja u pëlqejnë meshkujt e pjekur

Story i radhës

STATISTIKAT/ Ministria ruse e Mbrojtjes: 150 shqiptarë shkuan në Ukrainë të luftonin, 42 janë vrarë

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë