situata me covid 19 sali numri i infektimeve po shenon renie 61f41cd39d897

Situata me Covid-19, Sali: Numri i infektimeve po shënon rënie

January 28, 2022
1 minut lexim
1 1435

Numri i vdekjeve nga Covid në Maqedoninë e Veriut, sipas ministrit Sali, duket i lartë pasi sipas metodologjisë së regjistrimit, çdo pacient I vdekur pozitiv me Covid-19 regjistrohet si i vdekur me virusin korona, megjithëse kjo nuk do të thotë se vdekja ka ardhur si pasojë e infektimit.

“Sipas të dhënave në bazë ditore pandemia në vendin tonë ka filluar të ulet ,cdo ditë kemi zvogëlim të numrit të të infektuarve dhe të personave të hospitalizuar dhe shpresoj se për një periudhë më të shkurtë nuk do të ketë nevojë për masa shtesë.”, tha Sali.

Sa i përket vendimit qeveritar për karantinim të personave të infektuar me Covid-19 Sali shpjegoi se personat duhet të kontaktohen nga mjeku amë në ditën e shtatë, nëse nuk kanë simptome të njëjtit mund të dalin nga karantina, në të kundërtën, masa e izolimit vazhdohet për tre ditë. Ministri Sali premtoi gjithashtu se do të bisedojë me laboratorët privatë dhe Fondin e Shëndetësisë për çmimet e larta që qytetarët paguajnë për testet Covid dhe shërbimet laboratorike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

donaldi tregoi perkujdesje ndaj einxhel gjithe naten pasi theu krahun romeo veshaj ka dy fjale per te thene 61f4198a97be3
Story i mëparshëm

Donaldi tregoi përkujdesje ndaj Einxhel gjithë natën pasi theu krahun, Romeo Veshaj ka dy fjalë për të thënë

avokati i popullit vdekja e rexhail qerimit seshte nga ndonje sulm i dhunshem 61f41f2aaf679
Story i radhës

Avokati i Popullit: Vdekja e Rexhail Qerimit s’është nga ndonjë sulm i dhunshëm

Të fundit nga

ShkoLartë