Pamjet/ Kim Kardashian pritet nga Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë

Kim Kardashian është pritur nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar për reformën e drejtësisë penale, pasi presidenti Joe Biden, fali disa persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.

Takimi u bë një ditë pasi Biden fali 11 persona dhe ua zbuti dënimet pesë të tjerëve që ishin dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.

Harris falënderoi Kardashian, e cila vizitoi Shtëpinë e Bardhe disa herë gjatë administratës Trump për të nxitur reformën e drejtësisë penale.

Image

Kim Kardashian dhe Kamala Harris

“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën”, tha Kardashian, përpara se t’iu thoshte përfituesve të faljes se ishte “shumë e emocionuar” që ishte aty për t’i dëgjuar historitë e tyre.

Kardashian tha se ndarja e historive personale i ndihmon njerëzit që nuk kanë qenë në sistemin e drejtësisë penale të kuptojnë sfidat e rikthimit në shoqëri pas burgosjes.

Story i mëparshëm

A po rrezikohet regjistrimi i komunitetit boshnjak me terminologjinë e gabuar?

Story i radhës

Reali nuk fal

Të fundit nga