Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës,

Real Madridi arriti një tjetër fitore të pastër, duke mposhtur Baskonian me rezultatin 101-90 në Ëizink Center.

Pas dominimit në ndeshjen e parë, Los Blancos përsërisin veten edhe në aktin e dytë të serisë dhe tani janë një hap larg “Final Four”.

Në fakt, mjafton vetëm një sukses në një nga dy ndeshjet që do të luhen në tokën baske për të siguruar pasimin për aktin e fundit të Euroligës.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Panathinaikos barazoi serinë 1-1 me një fitore të jashtëzakonshme 95-79 ndaj Maccabi në ndeshjen 2, me skuadrën vendase që lulëzoi nga një paraqitje madhështore e Kostas Sloukas me 29 pikë. 15 nga Papapetrou, 14 nga Mitouglou, 11 nga Lessor dhe 10 nga Nunn.

Story i mëparshëm

Pamjet/ Kim Kardashian pritet nga Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë

Story i radhës

Diaspora/ Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto, Taravari mbeti vetëm me 37 vota

Të fundit nga