Artan Grubi u bën thirrje votuesve të opozitës: Mos lejoni të kthehemi 25 vjet pas

Artan Grubi nga BDI-ja ka zgjedhur t’i drejtohet votuesit të opozitës, dhe u ka bërë thirrje që më 8 maj të mos lejojnë që vendi të kthehet 25 vjet pas, transmeton TV21.

“Të nderuar votues të ndershëm të opozitës shqiptare,

votën tuaj të sinqertë e keqpërdorën dhe e shëndëruan në votë për VMRO DPMNE, votë për Gordana Siljanovskën.

Ju lutem shumë, mos lejoni që vota juaj t’ju shërbejë atyre 5 personave që ta realizojnë përkuljen, nënshtrimin, servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, korridorit 8, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.

Të bëhemi bashkë të gjithë dhe mos të lejojmë këtë paturpësi të 5 personave që për interesa personale do të na kthen prapa 25 vjet dhe do të na bllokon 25 të tjera para nesh.

Të gjithë ta rrethojmë numrin 4️⃣ dhe ti themi JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve!

NUK KA VOTA SHQIPTARE E AS TË KOMUNITETEVE TJERA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!”, ka shkruar Grubi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ylli Hoxha: Fotografia e Taravarit me Mickofskin është e gërditshme

Story i radhës

Ngjarja e rëndë në Shkodër: Konflikti dhe lidhja jashtëmartesore e burrit çoj në vdekjen e gruas dhe tre fëmijeve e saj

Të fundit nga