Kim Kardashian u përgjigjet thashethemeve për një romancë të mundshme me Tom Brady

Kim Kardashian ka ironizuar me thashethemet për një romancë të mundshme me Tom Brady.

Ajo u shfaq tek “Greatest Roast of All Time: Tom Brady” këtë të diel, ku foli në lidhje me këto thashetheme.

“Unë jam vërtet këtu sonte për Tomin”, tha ajo me shaka.

“Nuk do të vija sonte, por meqenëse nuk jam këtu si e dashura e Tomit, ka ende shans që të dal nga këtu si e dashura e tij”, shtoi Kardashian.

Ndërkaq, Brady më vonë mori mikrofonin dhe bëri shaka me Kimin dhe martesën e saj me Kanye West.

“E di që Kim ishte e tmerruar të ishte këtu sonte, jo për shkak të kësaj, por sepse fëmijët e saj janë në shtëpi me babanë e tyre”, është shprehur ai.

Story i mëparshëm

Ngjarja e rëndë në Shkodër: Konflikti dhe lidhja jashtëmartesore e burrit çoj në vdekjen e gruas dhe tre fëmijeve e saj

Story i radhës

Ish-ylli i Chelseat ndihmon në shpëtimin e 100 personave nga përmbytjet në Brazil

Të fundit nga