Avokati i Popullit: Vdekja e Rexhail Qerimit s’është nga ndonjë sulm i dhunshëm

Sipas informacioneve të AP, i burgosuri Rexhail Qerimi ka ndërruar jetë nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore duke përjashtuar mundësinë për dhunë ose vrasje.

“Diku në mes të rrugës pra është bart nga vetura zyrtare e burgut në autoambulancë por fatkeqësisht pas 10 minutave ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar. Në ndër kohë është informuar MPB, hetuesia dhe prokurori dhe është konstatuar se vdekja nuk është si rezultat i ndonjë sulmi të dhunshëm por si rezultat I keqësimit të gjendjes shëndetësore të personit në fjalë.” – u shpreh Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin, me dënim të përjetshëm.

Rasti “Alfa” ndodhi më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, ku jetën e humbi një polic nga njësiti “Alfa”, ndërsa të tjerë u plagosën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Situata me Covid-19, Sali: Numri i infektimeve po shënon rënie

Story i radhës

Qeveria miraton Programin ekonomik 2022/24

Të fundit nga