Qeveria miraton Programin ekonomik 2022/24

Në seancën e 8-të me radhë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Programin për reforma ekonomike 2022-2024 në të cilin janë identifikuar sfidat kyçe të cilat duhet të fuqizojnë konkurrencën dhe rritjen e ekonomisë.

Me Programin e miratuar, periudha trevjeçare që vijon do të fokusohet në fuqizimin e kapitalit njerëzor për zhvillim gjithëpërfshirës, nxitje të tranzicionit të gjelbër, si dhe përparimin e konkurrencës për ndërmarrjet vendore, integrimin e tyre në vlerat globale dhe formalizmin e ekonomisë, transmeton TV21.

Siç sqarohet në kumtesën qeveritare, risia në Programin për reforma ekonomike 2022-2024 qëndron në reformat në mjedisin jetësor në pjesën e tranzicionit të gjelbër, të cilat kanë të bëjnë me ballafaqimin me mbeturinat e forta dhe ujërat e zeza.

Njëra nga sfidat kyçe, siç thuhet në kumtesë, është efikasiteti energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Avokati i Popullit: Vdekja e Rexhail Qerimit s’është nga ndonjë sulm i dhunshëm

Story i radhës

Rama e vërtetoi se bashkë me Metën janë paterica të foltores anti-Basha e anti-SHBA të Berishës

Të fundit nga