Donaldi tregoi përkujdesje ndaj Einxhel gjithë natën pasi theu krahun, Romeo Veshaj ka dy fjalë për të thënë

Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë mbrëmjen e kaluar gjatë një loje. Teksa luante, ajo ka thyer krahun duke u dërguar kështu menjëherë për në spital për mjekim më të specializuar.

Jo vetëm kaq, por ajo i është nënshtruar dhe një operacioni.

Në fillim banorët po qeshnin me situatën e Einxhelit duke mos e besuar moderatoren, por më pas të gjithë u angazhuan për ta ndihmuar atë.

Një ndër ta ka qenë edhe Donaldi, i cili ka patur konflikte me Einxhelin.

Aktori ka qëndruar gjithë natën zgjuar teksa kujdesej për Einxhelin. Madje, moderatorja bëri habi me veprimet e tij.

Fotot teksa Donaldi kujdesej për Einxhel dhe i qëndronte pranë shtratit i ka shpërndarë Romeo Veshaj.

“Demi vëllait. Shërim të shpejtë Einxhel Shkira”, shkruan Romeo përkrah fotove të publikuara.

Kujtojmë që Einxhel dhe Donaldi kanë patur një konflikt me njëri tjetrin që jashtë shtëpisë së Big Brother VIP mirëpo asnjëri nuk ka treguar më shumë.

Debati mes tyre agravoi në momentin kur Donaldi nuk zgjodhi Dj Dagz për ta shpëtuar në zinxhirin e shpëtimin. “Këtë gjë nuk do ia fal kurrë”, ka thënë ndër të tjera Einxhel.

Së fundmi, moderatorja ka habitur jo pak pas raportit të mirë që po shohim së fundmi me Ilirin. Dyshja kanë patur debate të shumta ku njëri tjetrit i janë drejtuar edhe me termat “skuth” apo “ordinere”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi caktoi seancën për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës

Story i radhës

Situata me Covid-19, Sali: Numri i infektimeve po shënon rënie

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish