Si t’i përgjigjesh agresionit dhe arrogancës ruso-kineze…?!

Në përpjekje të parreshtura ose sistematike për t´iu  kundërvënë SHBA-së dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme, Rusia dhe Kina, pos krizave të njohura në Ukrainë dhe Tajvan, ka shumë kohë që vazhdojnë të lozin dhe spekulojnë edhe me kartën e rrezikshme të “status quos” ose “konfliktit të ngrirë” me SHBA-së dhe Perëndimin. E sidomos përmes investimëve ose penetrimëve të shumëta dhe të shumëfishta finansiare, tregtare, ekonomike, strategjike dhe të tjera në infrastrukturën e përgjithshme industriale, ekonomike, ushtarake ose luftarake të shtetëve (fuqive) kryesore të UE-së, në Azi, Amerikën Latine, Afrikë, Kanada dhe gjithandej, ku ndikimët, infulencat ose penetrimët e oligarkëve, masonëve ose multimiliarderëve të ndryshëm ruso-kinez, janë të fuqishme dhe alarmante.

Kështu që edhe elitave ose prominencave të ndryshme politike dhe diplomatike në Bruksel, Otavë (Kanada) dhegjithandej, vazhdimisht u mekët zëri dhe stepët goja përballë binomit ose tandemit famëkeq ruso-kinez.

Rusët dhe kinezët, konsiderohen si armiq të përbetuar dhe tradicional ose historik të SHBA-së, Natos ose Perëndimit ( plus t’shqiptarëve), edhe pse askush në Moskë, Pekin, Bruksel ose Uashington, nuk e pranon hapur këtë fakt.

Ndonëse, Presidenti rusë, Vlladimir Putin, në disa raste ka deklaruar fare hapur ose botërisht mbi shndërrimin e SHBA-së ose Perëndimit në pluhur ose material radioaktiv për pak orë, ose pak minuta.

Kështu që homologu ose ‘ortaku’i tij kinez, Shi Xhin Pin, i shpënguar ose i pandalur (i papënguar) nga askush, vazhdon me hegjemonizmin ose ekspanzionizmin e njohur kinez në Tajvan (Tajpei), Indokinë, Bengal (Banglladesh, Indi, Pakistan e Cejlon ose Sri Lankë), Vietnam, Korenë e Veriut, Kamboxhë, Iran, Sigapur, Indonezi,Taljandë (Bankok), Burmë (Mianmar), Europën Oksidentale, Afrikë, Amëriken Latine, Kanada, Ballkan dhe gjetkë.

Ndërkaq, Hong Kongun e ngritur, ndërtuar, industrializuar dhe pasuruar ose kapitalizuar dikur nga investimët e intelegjencës dhe kapitalit të njohur anglez ose britanik, e ka shkelur dhe shtrydhur si limonin me ‘kapitalin e madh kinez”, me ngjyrat e njohura “kuqë-verdhë”!

Se këndejmi, shumica e shtetëve dhe popujve të globit dhe kontinentit tonë, sikur ngurojnë ose hezitojnë t’ua kthejnë fjalën Rusisë dhe Kinës (me përjashtim të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe) në arenën botërore ose ndërkombtare.

Kështu që 1.5 milard kinez dhe 14O milion rusë, me resursët, kapitalin dhe potencialet e tyre finansiare, tregtare, ekonomike, ushtarake (nukleare ose atomike) dhe të tjera, sikur i kanë bërë zapë botën dhe kontinentin tonë.

Ekonomia dhe industria gjermane dhe ajo franceze, italiane ose spanjolle si për shëmbull, sikur janë të varura nga kapitali ose tregu ruso-kinez. E sidomos industria e rëndë ose bazike së bashku me industrinë e njohur automobilistike, motorike, kompjutoristike, enërgjetike etj.

Në këtë prizëm, gjithashtu nuk duhet harruar faktin e ‘lobit eventual” të rusëvë dhe francezëve ( më, ose pa miratimin e gjermanëve) mbi ngritjen ose promovimin e një “ushtrie të përbashkët” të UE-së (të pavarur nga Natoja dhe SHBA-së) me pajisje nukleare ose atomike në formën ose profilin e dikurshëm “force de frappe” të Francës, në kuptimin e kinse “neutralitetit” ose “balancës atomike” të UE-së ndaj SHBA-së (Natos) dhe Rusisë.

Ndërkaq, edhe Rexhep Taip Erdogani dhe “fuqia e madhe ushtarake” e Turqisë, në instancë të fundit nuk janë asgjë tjetër, përveçse një baze detare dhe ajrore të Rusisë ose Kinës në rast të ndonjë lufte eventuale kundër SHBA-së (Natos) ose Perëndimit.

Ndryshe nga kjo, nëse flokët i bashkon uji, metalet furrat ose temperaturat e larta, rusët dhe kinezët i puçin ose bashkojnë vetëm frika (tuta) ose rreziku i përbashkët nga SHBA-së (Perëndimi), si dhe nga njëri tjetri.

Kështu që Rusia dhe Kina janë “miq ose aleat” të zorit.

Në vazhdim me duhet cekur prap se termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër na con (shpie) në diskursin e njohur sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejtës ose veçanti shkencore ose metodologjike) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të ngarkuara ose detyruara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, andronologjia, historia, religjioni etj.

 Ndonëse, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

K. Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!

Mëqe, sipas Maks Veberit (Max Weber) dhe Artur Shopenhajerit (Arthur Schoppenhauer): Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë” së të keqës: Të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtimit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike.

Pushtetët (regjimet) autoritare, totalitare, militariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Vlladimir Putinit (Rusi) dhe Shi Xhin Pinit (Kinë) në kuadër të “modelit revolucionar” të “socialkapitalizmit të tyre” borxhez, skllavopronar, kullak ose feudalist, i përdorin format ose metodat e njohura të koperativave, solhozëve ose kolhozëve të Stalinit, Mao Ce dunit, Çu En Lajit ose Çan Kai Shekut, duke i skllavëruar dhe shfrytëzuar maksimalisht klasën punëtore ose popujt e tyre përkatës ose respektiv me dogmat, parullat, sloganet ose recidivet e njohura hipokrite dhe demagogjike të “patriotizmit dhe superioritetit të madh” ruso-kinez që e shpartallon ose davarisë mengjesi.

Ndaj, në saje të eksplatimit ose shfrytëzimit maksimal të popujve dhe proletariatit të njohur ruso-kinez, Shi Xhin Pi i Kinës dhe Vlladimir Putini i Kinës, konsiderohen si njerëzit me të pasur dhe me të fuqishëm të planetit.

Duke siguruar strehën ose audiencën e tyre tek shtresat me të varfëra, me të shtypura, me të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë, di dhe duke gjetur mbështetje dhe simpati të madhe tek kriptokapitalistët ose makroindustrialistët e ndryshem neoliberal ose anarkoliberalist në Perëndim.

Një digresion:

D. Easton në veprat e tij shkencore “A Discipline Dividet: Schcoolls and the Sects in Political Scince”, si dhe në “New Handbook of Political Science”, asokohe i vuri bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike, duke theksuar ose potencuar faktin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit, edukata, kultura, pluralizimi dhe demokracia e njohur amerikane, kanë lindur, janë zhvilluar, përsosur dhe afiruar krahas luftës së njohur për liri dhe pavarësi, si dhe të lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.

Ndonëse, në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, totalitariste, tribale, lokaliste, nepotiste, klanore, provincialiste dhe të tjera, në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Frank Neuman) në librin e tij me titull “The Democratic and the Authoritarian State” ( Shteti Demokratik dhe Shteti Autortitarist).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky shtet i BE-së do të largojë kërkesën për testim për udhëtarët e vaksinuar

Story i radhës

OBRM-PDUKM me deklaratë në Kuvend, kërkon përkrahje për mbrojtjen e veprës së Goce Dellçevit

Të fundit nga