parashikimi i motit per sot kthjellime dhe temperatura te larta 662de3305b43e

Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe temperatura të larta

April 28, 2024
1 minut lexim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat priten të shkojnë deri në 27 gradë celsius.

MARKETING

RENT A CAR

togerja e policise se kosoves fiton cmim nderkombetar per sherbim ne komunitet 662ddfac9f544
Story i mëparshëm

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

ushtria izraelite ka shkaterruar 70 te puseve te ujit ne gazen veriore 662de36c7d8e1
Story i radhës

Ushtria izraelite ka shkatërruar 70% të puseve të ujit në Gazën veriore

Të fundit nga

ShkoLartë