OBRM-PDUKM me deklaratë në Kuvend, kërkon përkrahje për mbrojtjen e veprës së Goce Dellçevit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot në Kuvend e dorëzoi deklaratën për mbrojtjen e figurës dhe veprës së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, njëkohësisht edhe deputet, Gjorgija Sajkovski, tha se

“brenda Deklaratës janë përshkruar përpjekjet për bashkim të faktorëve politikë në Kuvend me çka duhet të demonstrohet unitet për prirësin maqedonas në lidhje me çlirimin e Maqedonisë dhe idesë për pavarësinë e saj”.

“Duke e konstatuar rëndësinë e madhe të figurës dhe veprës së të birit të madh maqedonas Gjorgi Dellçev në realizimin e qëllimeve të epopesë kombëtare për liri dhe pavarësi, ne deputetët në Kuvend me këtë Deklaratë e afirmojmë trashëgimin, rolin dhe rëndësinë e kësaj figure qendrore të historisë maqedonase“, tha Gjorgija Sajkovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si t’i përgjigjesh agresionit dhe arrogancës ruso-kineze…?!

Story i radhës

Arsimi shqiptar në Maqedoni – shkalla tronditëse e degradimit

Të fundit nga