Ky shtet i BE-së do të largojë kërkesën për testim për udhëtarët e vaksinuar

Nga e hëna (7 shkurt), Greqia planifikon të largojë kërkesën për test negativ të COVID-19 për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në këtë shtet.

Nga java e ardhshme, çertifikata e vaksinimit valide e BE-së do të jetë e mjaftueshme për të hyrë në këtë shtet, tha Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

Megjithatë, personat e pavaksinuar duhet të dorëzojnë një test negativ PCR të realizuar në 72 orët e fundit ose test të shpejtë antigjen në 24 orët e fundit kur hyjnë në Greqi.

Greqia kishte ndërmarrë masa të reja që përfshin kërkesën për test negativ për koronavirus për udhëtarët në dhjetor të vitit 2021.

Ky vendim ishte kritikuar nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian në atë kohë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ООУ Гоце Делчев во Бутел заедно со градоначалникот Костовски го одбележаа јубилејот

Story i radhës

Si t’i përgjigjesh agresionit dhe arrogancës ruso-kineze…?!

Të fundit nga