SHBA, kryetari i komisionit të 6 janarit infektohet me Covid-19

July 19, 2022
1 minut lexim

Ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Kongresit që po heton sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, tha të martën se ishte infektuar me COVID-19, por se seanca dëgjimore e Komisionit e planifikuar për të enjten do të vazhdojë.

Ligjvënësi Thompson tha në Twitter se ai rezultoi pozitiv të hënën dhe po përjetonte simptoma të lehta. Ai tha se ishte plotësisht i vaksinuar dhe kishte marrë edhe dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve ka mbajtur një numër seancash mbi sulmin ndaj Kapitolit nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm republikan Donald Trump në një përpjekje të dështuar për të ndërprerë seancën e Kongresit për çertifikimin e fitores në zgjedhjet e vitit 2020 të demokratit Joe Biden.

“Ndërsa kryetari Thompson është prekur nga COVID-i, ai ka udhëzuar komisionin e përzgjedhur që të vazhdojë seancën dëgjimore të së enjtes në mbrëmje”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga komisioni i 6 janarit.

Seanca dëgjimore, e cila synon të tërheqë një audiencë të gjerë televizive në Shtetet e Bashkuara gjatë orëve kryesore të shikueshmërisë, do të jetë seanca e tetë publike e komisionit në gjashtë javët e fundit.

Sipas mediave amerikane, dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në administratën e zotit Trump, ish-zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Matthew Pottinger dhe ish-zëvendës Sekretarja e Shtypit Sarah Matthews, pritet të dëshmojnë të enjten. Komisioni nuk ka konfirmuar se ata do të dëshmojnë dhe nuk ka publikuar një listë dëshmitarësh./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kushdo që premton shkatërrimin e plotë të krimit të organizuar o nuk e di për çfarë flet o po mashtron

Story i radhës

Januzaj pranë klubit të ri

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë