Qizmja serbe në tokën e pushtuar arbënore-Kosovë, u dëbua nga Amerika n’krye të NATO-së, për t’i dhënë fund robërisë shekullore !
Amerika n’krye të NATO-së, e fitoj luftën kundër regjimit të Millosheviqit për çlirimin e Kosovës, e bëri dhe e ruan paqën, tani e 23 vite, dhe do jetë këtu Den Baba Den, përkundër vullnetit të armiqëve tanë shekullor !
23 vite nga 12 Qershori historik i vitit 1999, nga Dita e cila njëjtësoj lirinë e shqiptarëve me çlirimin e Kosovës, Dita e cila njejtësoj gjakimin e ëndërrave dhe idealeve të brezave me realitietin e prekur.
Me 12 Qershor të vitit 1999, invadimi i NATO-së në Kosovës si palë fitimtare e luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia, u prek me “dorë” profecia e Presidentit Rugova për nërhyrjën e NATO-së dhe fazën kalimtare që kulmonte me pavarësinë dhe Shtetin e Kosovës, Ati i së cilës është, Presidenti historik, Rugova.
Çizmja serbe nga Amerika n’krye të NATO-së, u dëbua nga Kosova !
Dardani Antike-Kosovë, e Ibrahim Rugovës, Anton Qetes, Fehmi Aganit, Mark Krasniqit dhe e Rilindasëve t’mëdhënjë deri n’Lidhjen shqiptare të Prizrenit, 10 Qeshor 1878!
Dardani Antike-Kosovë, e Komandantëve unik : Salih Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti me bashkëluftetare e bashkëluftetarë trima.
Kosovë martire, e vuajtjeve shekullore dhe e sakrificës sublime ndër breza,
Kosovë e të rënëve n’alltarin e lirisë, e deshmorëve dhe e martirëve të kombit gjatë robërisë shekullore,
Kosovë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves – UÇK-së
Falemnderit Amerikë, falemnderit president Klinton
Falemnderit NATO, për lirinë për t’cilën të detyrohemi prore, dhe përjetësisht
12 Qeshor 1999, Dita e Çlirimit të Kosovës nga Serbia, vulen e së cilës mbanë Amerika.
Pse nuk cilësojmë e pikëtojmë sakt & ekzakt historinë ?
Kujt i sherbën shtrëmbërimi i saktësisë dhe i së vertetës historike & absolute se 12 Qeshori është Dita e Çlirimit të Kosovës nga pushtuesit, apo me (pa) vetëdije mbetemi peng & robër të meritokracisë-vullgare, mburravecjës-ideologjike & rrahahagjoksjës së pështirë tribale e neveritëse të atyre që lirinë & historinë e kombit & atdheut, i atribuojnë vetës dhe”luftës” se tyre për liri, çlirim e shtetbërje…!?
A nuk e tha arkitekti & Ati i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Rugova së 12 Qeshori i vitit 1999-tës, është Dita ma sublime dhe unikale e Çlirimit të Dardanisë Antike-Kosovës ?
PO !
Presidenti Rugova e pohoj një gjë të tillë, duke pranuar e promovuar një akt historik sublim të përpjekjeve tona shekullore ndër breza për lirinë tonë dhe çlirimin përfundimtar të Atdheut.
Ay, Presidenti Rugova, nuk hezitoj t’a quaj me plotë gojën Ditë Çlirimi, përkundër faktit se Neve nuk ishim faktor relevant të nënshkrimit të nënshtrimit të UJ-së në Kumanovë, dhe kushtet e terheqjës se saj nga teritori i okupuar i Kosovës, të diktuara nga NATO, si fituese e luftës për Kosovën përballë Gjeneralshtabit të UJ-së, si palë kapituluese dhe humbëse e asaj lufte në anën tjetër.
A n’a bënë nder dhe të dënjë, nëse 12 Qeshorin nuk shpallim dhe s’e quajmë Ditë Çlirimi ?
JO !
Përkundrazi ; edhe nëse nuk e bëjmë & quajmë Ditë Çlirimi, asgjë në fakt nuk ndryshon, ngase faktet mbetën kokëforta dhe t’fuqishme përkundër përpjekjeve absurde për shtrëmbërim.
Ka nga ata që e kanë marrë historinë nën sqetull dhe kanë inicuar e promovuar dita e data çlirimi të qyteteve të Kosovës, duke aluduar në gjëja hyrjën e UÇK-së në ato qytete duke “përzënë” armikun e “çliruar” qytete, absurd i llojit sui-generis…!
Sikur ngjarjët dhe lufta për çlirimin e Kosovës të kishte ndodhë dymijë vite me parë, para Krishtit dhe historia e saj të përcillej nga gojëdhanat brez pas brezi, e jo që ajo ka ndodhë me ne, brezit tonë dhe jemi deshmitarë të gjallë të gjithë asaj katrahure & golgote mbi popullin tonë që ishte eksponuar zh’bërjës dhe shafarosjës kolektive nga një armik e pushtues barbar, ndoshta edhe do hamendsonim, por e verteta është e kthjellët sikur loti.
T’a themi troq të vertetën :
Proporcionet e palëve ndërluftuese :
Armiku ynë shekullor, ishte ma i fort se sa ne, për aq sa ishte miku ynë përballë tij, dhe rezultoj me kurorëzim të asaj përplasje n’dobi të NATO-së dhe n’tmirën tonë si komb & atdhe !
– Edhe pse kishte mbi krye dhe përballëj me sulmet e stuhishme ajrore të Aleancës Veriatlentike, armiku ynë shekullor, i’a doli të deportoj aq sa deshi ; pa pengueshëm rreth një milion qytetarë shqiptarë nga Kosova, dhe pjesën tjetër t’a “konzervoj” n’brëndi të teritorit të pushtuar e t’robëruar të Kosovës, për “pazar” të fundit në luftë me NATO-në, poqëse kjo e fundit vëndosë për nderhyrje tokësore, n’rast se regjimi i Millosheviqit nuk do dorëzohej nga sulmet ajrore të Aleancës.
T’mos përmend këtu krimet serbe mbi shqiptarët në 78 ditëshin e bombardimeve të NATO-së ;
Djegëjet, vrasjet masive, ekzekutimet n’masë, dhunimet, debimët dhe deportimin masiv të një populli të terë, duke e poshtëruar e detyruar për t’lënë & braktisë atdheun drejt Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë…!
Ishte apo s’ishte kështu ?
A ishim apo s’deshëm t’bëjmë ma tepër që t’parandalonim tragjeditë që shkatonte armiku barbar ?
Deshëm por s’mundëm, e arsyetë janë të diskutueshme…!
Nese ata që formuan “Brigada” n’Bllacë, n’Kukës e gjetiu, dhe u futën të uniformuar pas çlirimit të Kosovës pas hyrjës triumfale të NATO-së me 12 Qeshor 99, nga komanda e Shtabit të Rognërit, përtojnë dhe hezitojnë që 12 Qeshorin t’a quajnë Ditë Çlirimi të Kosovës, dhe nxjerrin dita & data tjera të çlirimit të qytetëve, duhet thën troq të tillëve ;
Jo, kjo s’pi ujë, dhe s’do pi kurr !
Andaj harroni sajimin e ditëve & datave tjera të çlirimit, të cilat nuk janë të verteta dhe kompatibile me realitetin e prekur e t’përjetuar…!
– Nëse u ka mbetë diçka për të thënë & shtuar, flisni për Urën mbi Ibër dhe kontributin e shefave të Shtabit të Rognerit për fatin e Veriut dhe t’shqiptarëve matanë Ibrit në Mitrovicë, për të tjerat, po i shohim e dijmë.
Parafrazoj çlirimtarin e vertetë dhe fituesin gadi absolut të luftës për Kosovën, Ish Presidentin Amerikan, Bill Klinton, menjëherë pas çlirimit n’vizitën e parë në Kosovë :
“Luftën e fituam Ne, aludimi në Amerikën n’krye të NATO-së, paqën ndertojeni Ju”!
Dhge një thënjë lapidare të Atit të Shtetit të Kosovës, Presidnetit historik Rugova, pas çlirimit të Kosovës me 12 Qeshor 1999, alias hyrjes triumfale së KFOR-it në Kosovën e e çliruar :
“Falë sakrificës sonë ndër breza, Amerikës n’tokë, dhe Zotit n’qiell ; sot jemi kthye të lirë në Atdheun tonë, në tokën e të parëve, në Dardaninë Antike-Kosovë “!
E vërteta duhet thënë n’kohë që t’ketë peshën e vetë, ngase shtrëmbërimi kthehët bumerang!