Kapet ‘Land Roveri’ i vjedhur në kufirin Kosovë-Shqipëri

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka identifikuar një veturë të Maqedonisë së Veriut, veturë e cila ishte vjedhur në Bullgari.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari”, raporton Policia e Kosovës, duke sqaruar që vetura tashmë është konfiskuar.

Vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut ishte kapur në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dje në mbrëmje. Ajo drejtohej nga 52 vjeçari B.S. nga Maqedonia e Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tom Cruise ndahet sërish nga e dashura e tij! Çfarë e shtyu çiftin e aktorëve të ndaheshin

Story i radhës

Ra ora e madhe e historisë!

Të fundit nga