Presidenti gjerman kritikon ish-kancelarin Schroder për lidhjet me Rusinë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka kritikuar ish-kancelarin Gerhard Schroder për lidhjet e tij të biznesit me Rusinë, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Pjesa më e madhe e asaj që bëri Schroder gjatë kohës së tij si kancelar është eklipsuar nga sjellja e tij që atëherë, tha Steinmeier për edicionin e së dielës të tabloidit Bild.

“Përfshirja e Gerhard Schroder me firmat ruse të energjisë ka lënë pyetje të varura mbi vendin tonë, veçanërisht nga fqinjët tanë evropianë lindorë”, tha Steinmeier.

Steinmeier ka punuar ngushtë me kolegun e partisë SPD Schroder në të kaluarën. Steinmeier ishte kreu i zyrës së kancelarisë së Schroder nga 1999 deri në 2005.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ra ora e madhe e historisë!

Story i radhës

PSG-së do t’i kushtojë shtrenjtë shkarkimi i Pochettinos

Të fundit nga