skuadra shqiptare drejt suksesit me te madh ne histori afer tetes se finales se kupes evropiane 67393d9724fe4

Skuadra shqiptare drejt suksesit më të madh në histori, afër tetës së finales së Kupës Evropiane

November 17, 2024
1 minut lexim

Skuadra shqiptare Çairi ka festuar ndaj skuadrës portugeze Colegio De Gaia duke e mundur me rezultat  29:25 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).

Ndeshja e radhës pra e kthimit (me marrëveshje të dy klubeve) luhet sot, në të njëjtin vend (në Shkup të Autokomanda) dhe në të njëjtën orë (16:00). 

Çairi ka një mundësi të mirë për të siguruar një vend në fazën e të tetën së finales.

Pas avantazhit të Çairit me 13:11, skuadra mysafire me dy gola radhazi arriti të rikthehet duke barazuar në 13:13. 

Reprezentuesja malazeze në radhët e Çairit, portierja Magdalena Kojoviq, doli në skenë kur ishte më së nevojshme dhe deri në minutën e 25-të pati gjashtë pritje, pothuajse të gjitha në një duel kokë më kokë. Pas 30 minutash lojë, rezultati ishte 16:15 për Colegio De Gaia.

Vashat e trajnerit Basri Latifit në pjesën e dytë ka arritur të marrë veten për dhjetë minuta lojë, në minutën e 40-të ka kaluar në epërsi me 22:17.

Hendbollistet e Colegio De Gaia nuk u dorëzuan dhe me kalimin e kohës ishin shumë pranë rikthimit.

Në dhjetë minutat e fundit, Çairi avancoi me 23:22 dhe arriti të ruajë ee përmirësojë epërsinë deri në fund, duke fituar me 29:25.

Teodora Gulitsoska është trime e ndeshjes me 13 gola, nga gjashtë shënuan Teodora Dukoska dhe Stefanija Gjorgjievska.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vullneti kush u gezua me se shumti kur shpetoi lela 67392e97e4850
Story i mëparshëm

Vullneti: Kush u gëzua më së shumti kur shpëtoi Lela?

spitali modular ne kumanove do te shnderrohet ne fizioterapi 67393f779f680
Story i radhës

Spitali modular në Kumanovë do të shndërrohet në fizioterapi

Të fundit nga

ShkoLartë