Presidentja sllovene thirrje për urtësi politike: Edhe Sllovenia duhej ta ndryshonte kushtetutën në rrugën drejt BE-së”

June 13, 2023
1 minut lexim

Komentet për ndryshimet kushtetuese, Pendarovski i bëri në konferencën e përbashkët për media që e kishte me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Takoi krerët e shtetit, ndërsa nderime bëri edhe te varri i Goce Dellçevit. Në fjalën e saj në Vilën presidenciale Vodno, siguroi për mbështetjen sllovene ndaj rrugës eurointegurese të Maqedonisë, ndërsa uroi dhe tha se shpreson që vendi do të ketë urtësi politike të mjaftueshme dhe do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese. Rikujtoi se edhe Sllovenia e ka kaluar këtë proces.

“Besoni se si një njeri që e njeh vëllimin e afrimit të legjistlacionit europian, e di se nuk është e lehtë. Shumë herë është e vështirë, por të theksoj, edhe Sllovenia kaloi në atë proces dhe as për ne nuk ishte e lehtë. Edhe Sllovenia duhej ta ndryshojë Kushtetutën në një nen që lejonte të huajt të zotëronin dhe të blinin prona. Atëherë, në atdheun tim, njerëzit dëgjuan se nuk ishte mirë për popullin slloven. Në atë aspekt pati argumente dhe debate të ashpra politike, por ia dolëm sepse politika sllovene ishte e vetëdijshme se ne duhet të jemi unikë kur duhet të zbatojmë projekte europiane që kanë të bëjnë me të ardhmen e Sllovenisë”, pohoi Natasha Pirc Musar, presidente e Sllovenisë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Japonezët zbulojnë një mënyrë gjeniale për ta vënë fëmijën në gjumë brenda 13 minutave

Story i radhës

Policia belge sekuestron rastësisht 5 tonë kokainë në Gent

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë