Ndikimi pozitiv i ushtrimeve fizike në tru

February 11, 2022
min lexim

“Po sikur t’ju thoja se ekziston diçka që mund ta bëni që tani, e cila do të kishte një efekt pozitiv të menjëhershëm në trurin tuaj, duke përfshirë fokusin dhe gjendjen e humorit. Po sikur t’ju thoja se ky efekt është afatgjatë dhe mund ta mbrojë trurin tuaj nga sëmundje si: depresioni apo Alzheimer. A do e bënit?”

Këto, janë pyetjet që Wendy A. Suzuki, Profesoreshë e Shkencës dhe Psikologjisë Neurale në Qendrën e Shkencës Neurale në Universitetin e Neë Jork-ut, i drejtoi audiencës së saj, gjatë një fjalimi TED.

Profesoresha thotë se për shkak të kërkimeve të shumta dhe hulumtimeve të punës, nuk kishte më një jetë sociale dhe asnjë lloj aktiviteti fizik. Ajo shtoi rreth 11 kg. Pas një udhëtimi sportive, ajo e kuptoi se gjendja e saj nuk ishte mirë dhe vendosi mos të ishte më personi më i dobët i atij udhëtimi. Kështu, vendosi të humbë kilogramët e tepërt. Nisi të provojë palestër, yoga, kurse kërcimi, etj, derisa ja arriti qëllimit.

Por, përveç numrit më të vogël të kilogramëve, Wendy nisi të dallojë edhe ndryshime të tjera në ambientin e punës së saj. Ajo ishte më e fokusuar, mbante mend më mirë dhe për këtë arsye vendosi të zbulojë se ç’thonë kërkimet shkencore për lidhjen mes trurit dhe ushtrimeve fizike e më pas të studiojë vetë për këto lidhje. Ajo zbuloi se ushtrimet janë forma më e e rëndësishme e transformimit, që njeriu mund të bëjë për trurin e tij.

Përfundimet e saj janë këto:

– Ushtrimet japin efekte afatshkurtra (të menjëhershme) dhe afatgjata (nëse të ushtruarit bëhet pjesë e stilit tuaj të jetesës):

Çdo stërvitje ka një efekt afatshkurtër, të menjëhershëm në trurin tonë: gjendje më e mirë humori, energji më e mirë, kujtesë më e mirë, fokus më i mirë. Këto ndodhin për disa arsye:

Aktiviteti fizik ka efekt të drejtpërdrejtë në tru. Një sesion i vetëm ushtrimesh që bëni, do ju rrisë nivelet e neurotransmetuesve, si: dopamina, serotonina dhe noradrenalina. Kjo do bëjë që të jeni në gjendje më të mirë pas stërvitjes. Fokusi që fitoni vetëm nga një sesion stërvitjeje do zgjasë për të paktën 2 orë.

Stërvitja rrit kohën e reagimit, që do të thotë se do ta kapni më shpejt atë gotën që e shihni të bjerë në tokë.

Këto janë vetëm efekte momentale, që vijnë direkt pas një ushtrimi, por provoni të ndryshoni regjimin tuaj dhe të ushtroheni rregullisht. Këto efekte do të jenë afatgjata, pasi të ushtruarit ju ndryshon anatominë e trurit, fiziologjinë dhe funksionimin:

Aktiviteti fizik prodhon qeliza të reja në hipokampus, duke rritur volumin e tij dhe duke përmirësuar kujtesën tuaj afatgjatë. Hipokampusi është strukturë kritike e trurit, përgjegjësë për kujtimet afatgjata të fakteve dhe eventeve të ndryshme.

Ushtrimet përmirësojnë funksionimin e vëmendjes apo fokusit, që varet nga korteksi prefrontal, përgjegjës për vendimmarjen, fokusin, vëmendjen dhe personalitetin e dikujt.

Gjendja e humorit përmirësohet edhe në një nivel afatgjatë, pasi rritja e niveleve të neurotransmetuesve rritet për një kohë më të gjatë.

Efektet mbrojtëse të trurit: Mendojeni trurin si një muskul. Sa më të forta dhe të mëdha bëhen hipokampusi dhe korteksi prefrontal, aq më mirë do ndiheni.

Nuk është e thënë që të gjithë duhet të jenë atletë për të patur këto efekte. 3-4 herë në javë, të paktën për 30 minuta, duke përfshirë kryerjen e ushtrimeve aerobike që ju rrisin ritmet e zemrës janë të mjaftueshme. Nuk jeni të detyruar as të shpenzoni para për palestra, mjafton të lëvizni. Bëni disa ecje përreth lagjes.  Ngjisni shkallët dhe kryeni ushtrime të thjeshta, që ju mbajnë në lëvizje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blinken: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën çdo moment

Story i radhës

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në ajër

Të fundit nga

Qualcomm është tërhequr nga blerja e Intel

Interesi i Qualcomm për blerjen e Intel ka rënë për shkak të kompleksitetit të një marrëveshjeje të mundshme raportoi Bloomberg ditën e Hënë. Pengesat e blerjes së Intel e kanë bërë një
ShkoLartë