SHBA do të nisë diskutimet për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë

May 17, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë diskutimet me aleatët evropianë për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë më vonë këtë vit, tha të premten ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.

I pyetur për të komentuar një raport se administrata Trump po shqyrton tërheqjen e trupave nga Evropa, Whitaker tha se “asgjë nuk është përcaktuar”, shkruan Reuters.

“Por, sapo t’i bëjmë, këto biseda do t’i bëjmë në strukturën e NATO-s”, tha Whitaker.

“Sigurisht që do të jetë pas samitit, diku më vonë gjatë vitit, ne do të fillojmë ato biseda… Të gjithë aleatët tanë janë të gatshëm ta bëjnë këtë”, shtoi ai, duke iu referuar samitit të NATO-s në Hagë që do të mbahet në qershor.

Duke iu drejtuar një konference sigurie në Estoni, Whitaker tha se SHBA do të bisedojë për çdo ndryshim trupash me aleatët për të shmangur çdo boshllëk sigurie.

“Është më shumë se 30 vjet dëshirë e SHBA-së (për të reduktuar trupat në Evropë), Presidenti Trump tha, ‘mjaft, kjo do të ndodhë dhe do të ndodhë tani’”, tha Whitaker.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zbulimi mahnitës i një veze dinozauri plotësisht të paprekur me embrion brenda habit shkencëtarët

Story i radhës

Intervale me diell e vranësira sot, nesër temperaturat shkojnë deri në 20 gradë

Të fundit nga

E verdha i paska shumë hije Adrola Dushit

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sonte me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë disa fotografi. Ajo shihet e veshur me
ShkoLartë