Intervale me diell e vranësira sot, nesër temperaturat shkojnë deri në 20 gradë

May 17, 2025
1 minut lexim

Ditën e shtunë vranësirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites.  Aty këtu vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore.  Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. 

Fryn erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.Mot kryesisht me diell parashihet të dielën, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. 

Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.  Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. 

Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu.  Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vranësira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C.  Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C.  Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

SHBA do të nisë diskutimet për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë

Story i radhës

Pete Davidson dhe e dashura shijojnë lojën pas tapetit të kuq

Të fundit nga

Armend Dallku: Ky është futbolli 

Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
ShkoLartë