Mexhiti: Polici që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë, do të përgjigjet

November 30, 2024
1 minut lexim

Zv.kryerministri i parë, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar sanksionet për pjesëtarin e policisë, i cili në 28 nëntor, hodhi nga një shtyllë dhe më pas hodhi në tokë, flamurin shqiptar.

“Kemi kërkuar që të ngrihet masë disiplinore dhe të merren masa për përgjegjësi edhe për policin në Kumanovë, i cili në vend që të mbajë rendin është futur në diçka e cila nuk është në kompetencat e tij. Vendosjen dhe heqjen e flamujve e ka për detyrë komuna, në këtë rast Komuna e Kumanovës, ose ndërmarrja publike në komunë, ose në disa raste ndërmarrjet private të cilët janë në shërbim të komunës apo që e kanë marrë atë detyrë, por jo policia. Prandaj, këtu nuk do të ketë kompromis , por për secilin që ka shkelur ligjin duhet të ketë përgjegjësi dhe këtë porosi ta marrin të gjithë”, tha Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ZVKM1 Mexhiti: Polici që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë, do të përgjigjet

Story i radhës

Toshkovski: Do të përgjigjet polici që e ka hedhur flamurin shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë