MPB-ja do të ndërmarrë aktivitete për policin që hoqi flamurin shqiptar. Gati është inicimi zyrtar – ka pohuar Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për media.
“Secili që ka kryer vepra në kundërshtim me ligjin, do të përgjigjet. E pashë xhirimin. MPB-ja do t`i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme lidhur me këtë person për shkak se ai është zyrtar policor dhe në momentin e xhirimit, ka kryer detyra zyrtare të punës. Jam I informuar se për këtë lëndë është inicuar procedurë zyrtare nga personi zyrtar që ka hipur në automjet por edhe nga një person tjetër zyrtar. Njëri takon përkatësisë etnike maqedonase kurse tjetri shqiptare” – tha Toshkovski. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN