Më shumë se 122 mijë britanikë të interesuar për strehimin e refugjatëve ukrainas

Numri i njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që kanë regjistruar interesin e tyre për strehimin e refugjatëve ukrainas, përmes skemës “Homes for Ukraine”, ka arritur tani në 122 mijë e 305.

Kjo sipas shifrave të fundit.

Pasi numri arriti në 100 mijë, Boris Johnson falënderoi “të gjithë ata që kanë ofruar ndihmën e tyre deri më tani”.

Afro 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan pothuajse tre javë më parë këtë vend, thuhet sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha: Do të jem në koalicion me LSI, Meta do të ketë vendin e tij në opozitë

Story i radhës

De Gea: United do të kthehet i fortë por nuk e di kur

Të fundit nga